France Football ka njoftuar se çmimi prestigjioz “Topi i Artë” nuk do të jepet këtë sezonë.

Nuk do të ketë fitues të Topit të Artë për vitin 2020.çmim që është dominuar nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo në kohët e fundit nuk do të jepet për këtë vit kalendarik  për shkak të “mungesës së kushteve të mjaftueshme të drejta”, përcjell portali rtv21.tv

Një Top i Artë prestigjoz i është dorëzuar lojtarit më të mirë në botë që nga viti 1956.

Sidoqoftë, jetojmë në kohë të jashtëzakonshme dhe është marrë vendimi se nuk do të ishte e drejtë të zgjedhim një interpretues kryesor duke pasur parasysh rrethanat në të cilat aktualisht po luhet sporti profesional./21Media