Buraku dhe Grupi Fama kanë publikuar këngën e re, “S’ka dasëm”. Kënga është shoqëruar me një klip të veçantë.

Për tekstin dhe muzikën u përkujdes Valon Biba, kurse për orkestrimin janë përkujdesur Valdrini dhe Doan. Ndërkaq videoklipi iu besua “M Production”.

Mbetet të shihet se si do të pritet ky videoprojekt nga publiku./21Media