Real Madridi sonte nuk arriti më shumë se një barazim pa gola në udhëtim te Osasuna në kuadër të xhiros së 18 të La Ligas.

“Los Blancos” u dasht që të pajtohen me vetëm një pikë nga ky takim, derisa ndeshja u zhvillua në një teren mjaft të papërshtatshëm për shkak të kushteve të rënda atmosferike dhe reshjeve të pandërprera të borës.

Ky barazim e largon edhe më shumë Real Madridin nga lufta për titull pasi tashmë është një pikë prapa Atletico Madridit, por që skuadra e Diego Simeones i ka tri ndeshje më pak të zhvilluara dhe në rast se triumfon në të gjitha, atëherë do të shmangen me 10 pikë nga skuadra e Zinedine Zidane.