Rukiqi u takua me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës

Rukiqi u takua me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës

Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi bashkë me Drejtorin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka sot kanë mbajtur një takim me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ku është sqaruar përfundimisht se bankat që veprojnë në vend nuk mund të aplikojnë interes ndërshkues, për periudhën e shtyrjes së kredisë, gjatë kohës së pandemisë.

“Bankat nuk mund te aplikojne interes ndershkues, per periudhen e shtyrjes se kredisë.
Interesi i rregullt duhet te perllogaritet, por i njejti duhet te paguhet, i shperndare, ne nje periudhe 12 mujore, prej momentit te rifillimit te pageses se kredisë. Në asnjë rast, vonesa për shkak të krizes, nuk do të ndikon në prishjen e rejtingut, te asnjë klienti”, ka shkruar Rukiqi në Facebook. /21Media