Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se nuk ka kuorum për ta votuar projektligjin për të Drejtat Pronësore të shtetasve të huaj.

Nagavci, ka treguar se në sallë nuk ndodhen as 50 deputetë për ta votuar në parim projektligjin në fjalë.

Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj ka thënë se e mbështesin në parim këtë projektligj dhe se kontributin e tyre do ta japin ndërmjet dy leximeve.

“Qëllimi i këtij projektligji është rregullimi i çështjeve pronësore të huaj fizik e juridik ku përfshihen krijimi, përmbajtja, bartja, mbrojtja, kufizimi dhe shuarja e të drejtave pronësore të shtetasve të huaj në pronësi apo të drejta tjera sende që mund të krijohen sipas ligjit”, tha Manaj.

Ndërsa,  Abelard Tahiri, nga PDK-ja, ka thënë gupi parlamenar i tyre do të përmbahet nga votimi dhe se do ta votojnë kur mazhoranca do t’i ketë 61 deputetë në sallë.

“Përmes këtij projektligji arrijmë me rregullu edhe çështjen e shumë bashkatdhetarëve tanë të cilët janë të detyruar të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës e që jetojnë në vendet gjermano folëse dhe në anë tjetër u mundësohet e drejta të kenë pronë në cilësinë e shtetasve të BE në Republikën e Kosovës. Grupi Parlamenar i yni do të përmbahet nga votimi dhe se do ta votojmë kur mazhoranca do t’i ketë 61 deputetë në sallë”, ka thënë ndër të tjera Tahiri.

Seanca e sotme është vazhdimësi e seancës së javës së kaluar./21Media