Projektrezolutat për pandeminë të paraqitura nga grupet parlamentare Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk janë proceduar për votim, pasi s’kishte kuorum.

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, njoftoi se të pranishëm në sallë janë vetëm 40 deputetë.

Osmani ftoi partitë që paraqitën projekt rezolutat t’i harmonizojnë në një dhe ta dërgojnë për votim./21Media