Takimi për dinarin, Bislimi: Serbia nuk ka vullnet për kompromis

(Lajm i përditësuar)
Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi ka folur sot për media në Bruksel pas takimit me palcën serbe me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ku temë diskutimi ishte zgjidhja e problemit të përdorimit të dinarit.
Bislimi ka thënë se pala serbe nuk brengoset për qytetarët e saj dhe se nuk ka treguar vullnet për arritjen e një kompromisi. AI shpreson se një gjë e tillë do të arrihet pas dy javësh, në të kundërtën do të jetë pala serbe ajo që do të mbetet fajtor për bllokimin e gjetjes së një zgjidhjeje.
“Asnjëra nga ne nuk është pjesë e BQK-së dhe ne nuk mund të marrim vendime dhe të diskutojmë mbi përfshirjen e diçka që s’është pjesë e asaj fushëveprimtarie dhe po ashtu e bëmë të qartë se diçka që nuk është legale në Kosovë nuk mund të jetë pjesë e zgjidhjes. Lajçak ka kuptuar se nuk ka vullnet nga pala serbe për të ecur përpara për të arritur kompromisin. AI na e dha propozimet e tija që ishin ide ekzistuese të konsoliduara. KY propozim është konstruktiv, për të ecur në qasje të drejtë, sidoqoftë nga pala serbe, askush prej tyre nuk ka kompetencë për të marrë vendime dhe për t’u kthyer prapa, dhe ne do të kemi takim pas dy javësh, por atyre iu është bërë e qartë se do të jetë takimi i fundit dhe duhet të reflektojnë ose ata do të mbesin fajtor për bllokimin e zgjidhjes,” ka thënë Bislimi.
S’ka marrëveshje për dinarin, takimi i radhës pas rreth dy javëve
Petkoviq dhe Bislimi theksuan se do të ketë një takim të ri të katërt për këtë çështje pas rreth dy javëve.
Bislimi tha gjithashtu se pala serbe nuk e pranoi një propozim të “konsoliduar” të Lajçakut, për të cilin “ne besojmë se është konstruktiv dhe në rrugën e duhur për të gjetur një zgjidhje, e cila më së shumti i shkon për shtati qytetarëve dhe e respekton rregulloren e Bankës Qendrore”.
“Duhet të takohemi pas dy javëve, atyre iu bë e qartë se ky do të jetë takimi i fundit, prandaj ata duhet të reflektojnë ose do të fajëson zyrtarisht për bllokimin e zgjidhjes”, tha Bislimi.
Petkoviq: Nuk ka marrëveshje në Bruksel për dinarin, pritet edhe një takim
Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur të pajtohen për çështjen e dinarit serb, i cili u ndalua në Kosovë, as pas takimit të tretë radhazi të enjten në Bruksel, tha kryenegociatori serb, Petar Petkoviq.
Duke folur për gazetarë në kryeqytetin belg, Petkoviq tha se Prishtina nuk tregoi “vullnet të mjaftueshëm” për një marrëveshje dhe se pritet edhe një takim lidhur me këtë temë.
“Ne përsëritëm edhe një herë qëndrimin dhe propozimin tonë, i cili është i balancuar dhe nënkupton një zgjidhje kompromisi. Nga ana tjetër, nuk kishte vullnet të mjaftueshëm nga ana e Prishtinës. Nuk do të flas më shumë për këtë, duke qenë se do të ketë një takim tjetër për këtë temë”, tha ai.
Ai i bëri këto deklarata pas takimit trepalësh mes tij dhe kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.
Në takimin e kaluar në Bruksel, Petkoviq kishte thënë se pala serbe do të përpiqet që të vazhdojë funksionimi i bankës së Serbisë në Kosovë, Kursimora e Postës, në mënyrë që serbët të marrin pagat, pensionet dhe ndihmën tjetër.
Përfundon takimi trepalësh në Bruksel për dinarin
Ka përfunduar një trepalësh në Bruksel mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petak Petkoviq, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, ku u bisedua për gjetjen e një zgjidhjeje për pagesat me para të gatshme në Kosovë në valutën dinar, e cila u ndalua dy muaj më parë.
Palët pritet t’u adresohen mediave pas këtij takimi.
Fillon takimi trepalësh në Bruksel për dinarin
Ka filluar një takim trepalësh në Bruksel mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petak Petkoviq, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, në përpjekje për ta gjetur një zgjidhje për pagesat me para të gatshme në Kosovë në valutën dinar, e cila u ndalua dy muaj më parë.
Të enjten më herët në mëngjes, Lajçak e zhvilloi një takim dypalësh me kryenegociatorin serb Petkoviq.
Bashkimi Evropian, i cili e lehtëson dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, pret që të tejkalohen dallimet në qasje mes palëve dhe të arrihet një zgjidhje, sipas së cilës qytetarët serbë në Kosovë do të mund të vazhdojnë t’i pranojnë beneficionet nga shteti serb.
Përdorimi i dinarit për pagesa me para të gatshme në Kosovë u ndalua më 1 shkurt, kur Banka Qendrore e Kosovës e futi në fuqi një rregullore të re e cila përcaktoi euron si valutën e vetme zyrtare në vend.
Sot në Bruksel diskutohet për dinarin
Sot në Bruksel mbahet takimi i tretë ndërmjet kryengociatorit kosovar, Besnik Bislimi dhe homologut të tij serb, Petar Petkoviq për çështjen e dinarit.
Kryeministri i Kosovë Albin Kurti dje tha se kryenegociatori Besnik Bislimi, në këtë takim nuk mund të negociojë për rregulloren e Bankës Qendrore që përjashton dinarin nga përdorimi.
Përkundër takimeve në dy javët e fundit Kosova dhe Serbia nuk kanë gjetur një dakordim për çështjen e dinarit. Pas takimit të javës së kaluar, kryenegociatori Besnik Bislimi ka thënë se propozimet e palëve për çështjen e dinarit janë akoma larg njëra-tjetrës./21Media