Kompania Ajrore “Ernest Airlines” e cila kryente fluturime mes Italisë e Shqipërisë e anasjellatas ka falimentuar plotësisht.

Kjo kompani ajore ka dorëzuar të gjithë arkivin e shoqërisë në Gjykatën e Milanos duke mbyllur përfundimisht historinë e aktivitetit të saj.

130 punonjësit e “Ernest Airlines” janë sot të papunë e nuk kanë asnjë akses në fondin special për sektorin e transportit, pasi kjo kompani nuk ka paguar sigurimet shoqërore të tyre”.

Gjithçka nisi më 13 janar të vitit 2020 kur ENAC, Entit Kombëtar Civil Ajror Italian pezulloj licencën e fluturimeve të kësaj kompanie e eskluzivisht për RTV Ora më datë 8 janar të 2020, komunikoi se motivi i këtij vendimi erdhi “pas raportimeve të shumta në lidhje me ndërprerjet e shërbimeve nga kjo kompani duke vënë në vështirësi klientët e në mënyrë të përsëritur. Vendimi i pezullimit u mor për të respektuar dispozitat e Rregullores Europiane nr 261 e 2004, në mbrojtje të pasegjerëve”.

Gjatë vitti 2019 Ernest Airlines ka qënë mjaft problematike në shërbimet e kryera me vonesa të shumta në fluturime, ndryshime orari e data fluturimesh në dëm të udhëtarëve.

Para marrjes së vendimit të pezullimit të licencës ENAC për RTV Ora informonte se “pas ankesave të shumta të pasegjerëve kishte provuar të gjente një zgjidhje me Ernest Airlines si në rrugë të shkurtra, pra në thirrje telefonike për t’i dhënë fund situatave më kritike, ashtu dhe në rrugë formale (zyrtare)”se kompania jonë duhet të mbyllë përkohësisht shitjet e fluturimeve të saj që nisen nga 13 janari 2020, pasi Autoriteti Kombëtar i Aviacionit Civil (ENAC) ka urdhëruar pezullimin e licencës së aktivitetit.

Fluturimet do të përditësohen në portal sapo të publikohet revokimi i kësaj dispozite. Liçensa mund të rikthehet pas demonstrimit nga ana e Ernest S.p.A. të realizimit të kërkesave të përcaktuara me legjislacionin aktual për këtë çështje dhe të marrë revokimin e provizionit të lëshuar nga ENAC”.

Grupet sindikaliste të trasportit ajror apelojnë institucionet italiane të gjejnë mundësinë të ndihmojnë 130 punonjësit e Ernest Airlines e punësimin e tyre të mëvonshëm sapo të kaloje ky moment krize e sektorit të tyre.

Por mesa duket Ernest Ailines nuk ka mundur t’i gjejë zgjidhje problemeve të saj, gjë që është rënduar dhe nga kriza që po kalojnë mjaft kompani ajrore për shkak të pandemisë globale.

Tentativa e fundit e kësaj kompanie ishte lancimi i një plani shpëtimi në fluturimet e brendshme rajonale, por nuk u mundësua të realizojë për shkak të mungesës së arritjes së marrëveshjes mes investitorit financiar e partnerit industrial.

Falimentimi i Ernest Airlines ka bërë që 130 punonjësit e kësaj kompanie të jenë sot të papunë. Në ndihmë të tyre janë shprehur grupet sindikaliste të punonjësve të transportit ajror përmes sekretarit të përgjithshëm të Uiltrasport Claudio Tarlazzi i cili thotë se” u konsumua një tjetër dramë në sektorin e transportit ajror italain.

130 punonjës janë sot të papunë që së bashku me familjet e tyre duhet të përballojnë një periudhë dramatike pasi nuk kanë asnjë ndihmë nga fondi special i transportit ajor pasi kjo kompani nuk i ka bërë derdhjet e pagesave të kontrbuteve shoqërore”./oranews