Qeveria e Republikës së Kosovës, njoftoi se dita e hënë, 30 nëntor 2020, do të jetë ditë e rregullt e punës, pasi që të gjitha aktivitetet për shënimin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit, do të zhvillohen nesër.

Sipas një komunikate të dërguar për media, bëhet e ditur se ky vendim vjen si solidarizim me ata që janë në linjën e  parë të frontit me pandeminë Covid- 19, punëtorët shëndetësor, stafin mbështetës në institucionet shëndetësore, policinë dhe inspektoratin, të cilët janë duke punuar për disa muaj me radhë pa asnjë ditë pushimi.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, sqaron opinion publik se dita e hënë, 30 nëntor 2020, do të jetë ditë e rregullt e punës. Në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti Covid të ndërmarra nga Qeveria. Ky vendim vjen si solidarizim me të gjithë ata të cilët janë në linjën e  parë të frontit me pandeminë Covid- 19, punëtorët shëndetësor, stafin mbështetës në institucionet shëndetësore, polici dhe inspektorat, të cilët janë duke punuar për disa muaj me radhë pa asnjë ditë pushimi”, bëhet e ditur në komunikaten e dërguar për media./21Media