Shala tha se deri tani fluksi i pacientëve nuk është i madh

Shala tha se deri tani fluksi i pacientëve nuk është i madh

Në Spitalin Regjional të Gjakovës deri më tani s’ka raste të reja të dyshuara për virusin COVID-19. Derisa organizimi dhe puna në këtë institucion shëndetësor është duke vazhduar normalisht, përkundër që disa prej infermierëve të këtij spitali janë në izolim.

Drejtori i Spitalit Regjional në Gjakovë, Hilmi Shala tha se për shkak të kontaktit me dy infermierët që dolën pozitë ata janë izoluar, derisa u shpreh se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Shala për Kp tha se janë të furnizuar me gjitha mjetet përkatëse për t’u ballafaquar me virusin korona.

“Infermierët e rrethit të ngushtë që kanë pasur kontakt me këta dy persona janë në izolim. Gjendja e tyre është e mirë . Puna po vazhdon normalisht, organizimi është në rregull”, deklaroi ai.

Ai u shpreh se infermierët që dolën pozitiv nga institucioni që ai drejton janë infektuar nga kontakti i jashtëm që kanë pasur.

Drejtori Shala tha se deri më tash fluksi i pacientëve nuk është i madh.

“Jena të furnizuar shumë mirë edhe me maska speciale, dorëza me rroba mbrojtëse. Fluksi i pacienteve nuk ësht ë i madh. Nuk kemi raste për të dyshuar për virusin COVID 19”, u shpreh ai.

I pyetur se a ka qenë ndonjë prej infermierëve në takimin e javës së kaluar me deputetët Pal Lekaj dhe Teuta Haxhiu, Shala tha se nuk ka informacion se cilët infermierë kanë qenë në takim me ta.

“Nuk e di kush ka qenë aty, kush është taku me ata deputetë”, thotë ai.

Ditë më parë në këtë komunë janë paraqitur dy raste pozitive me virusin Covid-19. Dje në Kosovë ka vdekur pacienti i parë me koronavirus, 82-vjeçari nga Podujeva, ndërsa numri i rasteve ka shkuar në 33.