S’ka rekomandim preciz që vaksinat të mos përzihen, me vaksinat nuk pengohet por “trajnohet” imuniteti

Pritet që së shpejti të ketë rekomandim për dozën e tret, me shumë gjasa 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës kundër Kovid-19. Mjeku Bojan Boshkovski, thotë se nuk do të ketë rekomandim preciz që të mos përzihen vaksinat, por me shumë gjasa do të praktikohet që edhe doza e tretë të jetë nga kompania e njëjtë, përveç nëse nuk ka ose në përjashtim të Astra Zeneka e cila nuk rekomandohet për më të rinj se 60 vjeç.
“Rreth përzierjes së vaksinave, pjesa më e madhe e të dhënave që i kemi që janë nga Anglia ose Gjermania, janë ata vende që kanë vendosur që doza e dytë të Astra Zeneka-së të mos ia japin më të rinjve, por ta zëvendësojnë me ndonjë tjetër. Edhe nga atje kemi studime që konfirmojnë se përgjigja e imunitetit është përafërsisht e njëjtë, ndërsa diku kemi edhe të dhëna që tregojnë se me përzierjen e vaksinave kemi përgjigje më të mirë të imunitetit”, deklaroi Dr-Bojan Boshkovski.
Duke pasur parasysh  dinamikën e pranimit të vaksinave, parashtrohet pyetja mos ndoshta pengohet imuniteti natyral në llogari të vaksinave.
“Nuk do të thoja se pengohet imuniteti natyral në llogari të vaksinave. E dimë që imuniteti te të gjithë nuk është i njëjtë. Te disa është i përjetshëm, te disa zgjat një periudhë të caktuar kohore, pastaj ulet, ndërsa ndonjëherë duhet të bëhet edhe rivaksinim. Si te fëmijët, ne fëmijët i vaksinojmë në periudhë të caktuar kohore, sipas kalendarit ai imunitet të inkurajohet dhe të fitojë imunitet më të mirë më tej”, shtoi Boshkovski.
Me vaksinat vetëm trajnohet imuniteti natyral – tha mjeku Boshkovski, që të zhvillohet dhe të mund të përballë sëmundje të caktuar, konkretisht Kovid-19. Sa ka nevojë për dozën e tretë në vendin tonë nuk dihet ende, por nga përvoja e shteteve tjera me shumë gjasa do të duhet në periudhë të caktuar të merret, tha ai./TV21

Back to top button