S’ka zgjidhje për të strehuarit në konvikte

Ministri Ibrahimi thotë se drejtori i konviktit duhet ta bëj punën e tij, ndërsa vendimet që i ndërmerre janë të Qeverisë

Drejtori i konviktit “Tome Stefanoviç Seniç” kërkon që ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi të dorëhiqet nga posti, pasi që nuk po kryen punën siç duhet dhe nuk është human ndaj familjeve të zonave të vërshuara të Shkupit që janë strehuar në këtë konvikt.

“Apeloj deri tek ministri që le ta dërgon lëndën e këtyre personave në qeveri. Qeveria besoj se do të merr mendim pozitiv, faktet tregojnë krejt ndryshe kurse deklaratat e tij që nuk i takojnë një ministri janë shumë të luhatshme. Prandaj apeloj që le të dalin në teren ose le të dal vet në terren dhe të shikojë, sepse nuk po ju beson kamerave dhe incizimeve televizive ky popull ka nevojë për ndihmë. Ose edhe njëherë do të apeloj ik prej këtu se nuk e ke vendin për ministër”, u shpreh Lulzim Xhemaili, drejtor i konviktit.

Por, ministri Ibrahimi thotë se drejtori i konviktit duhet ta bëj punën e tij, ndërsa vendimet që i ndërmerre janë të Qeverisë,shkruan tv21.tv

“Nuk do të komentoja në lidhje me drejtorin, për shkak se ai është drejtor dhe unë jam ministër. Qeveria ka sjell vendim, unë duhet të respektoj çdo vendim të sjell nga qeveria, në rast se qeveria sjell ndonjë vendim tjetër në lidhje me të strehuarit në shtëpinë studentore unë do të respektojë”, tha Ibrahim Ibrahimi , Ministër i punës dhe politikës sociale.

70 veta të shpërngulur nga zonat e vërshuara të Shkupit nga 1 prilli duhej të braktisnin konviktin, por ata kanë ngelur aty, duke thënë se nuk kanë zgjidhje tjetër dhe nuk mund të braktisin konviktin. Ata tanimë më shumë se një muaj vetë e përgatisin ushqimin, për shkak se nuk janë lëshuar mjete nga Qeveria. Nga drejtoria e konviktit thonë se përgatitja e ushqimit nga këto familje ka shtuar harxhimet e konviktit, pasi që shpenzohet më shumë energji elektrike, ujë dhe shërbime tjera. Pas vërshimeve të 6 gushtit të vitit të kaluar, mbi 100 familje gjetën strehim në këtë konvikt në lagjen e Autokomandës, ndërsa tani kanë mbetur vetëm 70 persona./21Media

Back to top button