Kuvendi i Kosovës sot ka hedhur në votim dy projekt -rezolutat për menaxhimin e Covid-19, të propozuara nga Grupi Parlamentar i VV-së dhe ai i PDK-së.

Megjithatë, shkaku i mospjesëmarrjes në votim, këto rezoluta nuk kaluan në Kuvend, shkruan rtv21.tv.

Në votimin e rezolutës së propozuar nga VV kanë marrë pjesë vetëm 25 deputetë, ndërsa në atë të PDK-së vetëm 21./21Media