Skandali me foshnjën në Pejë, drejtori i shkarkuar akuzon për ndërhyrje politike
Drejtori i Spitalit Rajonal të Pejës, Muhamet Haliti, i cili u shkarkua pas rastit tragjik të fëmijës që përfundoi në lavatriçe, ka thënë se ai nuk është përgjegjës për rastin.
Përmes një postimi në Facebook, Haliti ka deklaruar se “Theksoj prapë se ky rast nuk është përgjegjësi e punës se mjekut”, ka deklaruar Haliti
Haliti ka akuzuar tre pjesëtarë të tjerë të stafit të spitalit si përgjegjës kryesorë që “lejuan” trupin e pajetë të një fëmije të bëhej copë-copë, por tha se të njëjtit nuk janë shkarkuar pasi ka pasur ndërhyrje politike nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Kjo përgjegjësi bjen drejtpërdrejtë mbi ushtruesin e detyrës të drejtorit të administratës Z.Selman Kelmendi. Shefit të shërbimit Teknik Z. Ardian Shala dhe mbikqyrësit të higjienës Z.Hysë Kastrati. Ndaj të cilëve drejtori ekzekutiv nuk ka ndërrmarrë kurfarë masa për shkak të bindjes politike dhe farëfisit që ka me përgjëgjesit kryesor. Besoj se në këtë shkarkim të padrejtë timin ka nderhyrje politike pasi që përgjegjësi kryesorë është Z.S.Kelmendi e që është një militant i partisë politike VV, ndërsa shefi I shërbimit teknik është kushëri i afërt i drejtorit ekzekutiv, prandaj në papërvojën e menaxhimit të drejtorit ekzekutiv z.Fazli Shala dhe i ndikuar nën presion e partisë politike duke filluar nga drejtoresha e SHSKUK dhe ushtruesja e detyrës së Ministres të Shëndetësisë është detyruar të marrë këtë vëndim për ta shfajësuar përgjegjësine e tyre morale për dorëheqje”, ka shkruar tutje Haliti./21Media