Sipas avokatit mbrojtës, Halilajt i është zëvendësuar masa e sigurisë nga ajo e paraburgimit në atë të arrestit shtëpiak

Sipas avokatit mbrojtës, Halilajt i është zëvendësuar masa e sigurisë nga ajo e paraburgimit në atë të arrestit shtëpiak

Gjykata e Prishtinës sot e ka liruar nga paraburgimi avokatin Gazmend Halilaj, i cili dyshohet për keqpërdorim seksual të të miturës nga Drenasi.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar mbrojtësi i tij, avokati Arbër Fazliu, i cili për bëri të ditur se Halilajt i është zëvendësuar masa e sigurisë nga ajo e paraburgimit në atë të arrestit shtëpiak.

Gazmend Halilaj është i arrestuari i katërt në lidhje me dyshimet për keqpërdorim seksual të të miturës nga Drenasi.

Para avokatit janë arrestuar edhe polici, Vesel Veseli, arsimtari, Shkëlzen Xhekaj dhe gjinekologu, Fehmi Ahmeti.

Kujtojmë se avokati Halilaj ishte ai i cili e kishte dërguar kallëzimin penal në Prokurorinë e Shtetit në lidhje me rastin ndaj 16 vjeçares, ndërsa momentalisht edhe ai po hetohet si i dyshuar në këtë çështje, raporton kallxo.com.

Më 5 shkurt të këtij viti në media është raportuar se e mitura nga Drenasi ishte keqpërdorur seksualisht nga profes.ori SH. XH dhe nga hetuesi policor V. V, ky i fundit dyshohet se e kishte lënë shtatzënë të miturën e pastaj e kishte detyruar që të abortojë.