Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka emëruar Skender Hysenin Koordinator Shtetëror për Dialog.

“Duke u bazuar në platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, në mbështetje të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 1 korrik 2020, me qëllim të organizimit dhe të bashkërendimit institucional dhe ndërkombëtar të këtij procesi, kryeministri Avdullah Hoti sot ka emëruar Skender Hysenin Koordinator Shtetëror për Dialog”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./21Media