Skënderaj, arrestohet i dyshuari për organizim të lojërave të fatit

Është arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm”.
“Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave te siguruara se në lokalin e të dyshuarit zhvillohej veprimtari e kundërligjshme te lojërave te fatit”, ka njoftuar Policia në një komunikatë.
Gjithashtu, siç ka njoftuar Policia janë sekuestruar tre televizorë, tre kompjuterë, dy printerë, tiketa të basteve dhe një shumë e parave.
Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të rastit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt. Ndërkaq, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”./21Media

Back to top button