Prioritet mbrojtja e mjedisit

Prioritet mbrojtja e mjedisit

Komuna e Skënderajt edhe këtë vit ka filluar eliminimin e deponive ilegale në lokacione të ndryshme brenda territorit të komunës.

Në njoftimin e Komunës thuhet se pavarësisht gjendjes emergjente në të cilën gjendet vendi, prioritet i qeverisjes së kryetarit, Bekim Jashari mbetet mbrojtja e mjedisit dhe ruajtja e shëndetit të qytetarëve.

Sot Drejtoria e Shërbimeve Publike, me angazhimin vullnetarë biznesor ka filluar eliminimin e deponisë ilegale të mbeturinave ne fshatin Polac dhe asaj në Klinë të Epërme për të vazhduar në ditët në vazhdim edhe në lokacione tjera, për të krijuar kështu një mjedis të pastër për të gjithë.

Komuna e Skënderajt kërkon nga qytetarët që të bashkëpunojnë me autoritetet komunale për të paraqitur ndotësit e mjedisit dhe kështu ata që ndotin mjedisin të marrin gjobën sipas udhëzimit administrativ për ndëshkime me gjoba mandatore nga 20 deri në 100 euro.