Jashari kërkon ndihmën e Policisë

Jashari kërkon ndihmën e Policisë

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se Skenderaj po ballafaqohet me djegie të pyjeve që po shkaktohen nga persona të pandërgjegjshëm.

Jashari ka thënë se situata është serioze dhe dëmet janë të mëdha andaj bëri se ka kërkuar edhe nga niveli qendror i Policisë së Kosovës që të ndërmarrin hapa konkret në identifikimin dhe dënimin e autorëve të këtyre veprave qyqare kundër natyrës sonë.

“Tash e sa ditë komuna jonë po përballet me djegie të pyjeve që fatkeqësisht po shkaktohen nga qytetarë të pandërgjegjshëm. Ekipet tona të zjarrfikësve me orë të tëra të rrezikuar po punojnë në shuarjen e zjarreve. Marrë parasysh këtë gjendje kam kërkuar nga Stacioni Policor në Skenderaj që të ndërmarrin hapat e nevojshëm që autorët të marrin dënimin e merituar mirëpo për arsye ende të panjohura nuk kam marrë asnjë informatë në lidhje me identifikimin a po dënimin e personave që po djegin malet tona. Situata është serioze, dëmet janë të mëdha andaj kërkoj edhe nga niveli qendror i Policisë së Kosovës që të ndërmarrin hapa konkret në identifikimin dhe dënimin e autorëve të këtyre veprave qyqare kundër natyrës sonë. Bashkë për natyrën tonë!”, ka shkruar Jashari në Facebook./21Media