Skenderaj pret bashkatdhetarët me aktivitete të shumta

 
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se nga data 16 korrik e deri me 16 gusht do të organizojmë për ju muajin e diasporës, me aktivitete të shumta kulturore, argëtuese e sportive.
Jashari ka thënë se pas një periudhe të vështirë pandemike, e cila pamundësoi ardhjen tuaj në vendlindje dhe pritjen dinjitoze për ju, këtë vit po e vazhdojnë traditën e pritjes me zemër për ju që mbani gjallë ekonominë, familjet dhe shtetin tonë.
“Në sheshin “Adem Jashari”, do të ofrojmë mbrëmje muzikore me këngëtarët më eminent të estradës sonë, në shenjë falënderimi e mirënjohje për bashkëqytetarët tonë që jetojnë në diasporë, për kontributin e jashtëzakonshëm dhënë në luftën tonë të përbashkët për liri e Pavarësi dje dhe rritjen e zhvillimit ekonomik të shtetit tonë sot. Mirë së vini diaspora jonë, Ju presim me zemër”, ka shkruar Bekim Jashari.

Back to top button