Skuadra e Skënderbeut është dënuar me heqjen e titullit kampion

Skuadra e Skënderbeut është dënuar me heqjen e titullit kampion

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë vendimin e pakthyeshëm pë klubin e Skënderbeut. Komisionit të Etikës ka bërë puublike listen e dënimeve me të cilat ballafaqohet Skënderbeu, e një ndër to është edhe heqa e titullit kampion.

Klubit nga Korçai nuk ka më titullin kampion për edicionin 2015-2016. Njëkohësisht, klubi janë ndëshkuar me gjobë 20 milionë lekë si dhe i janë hequr 12 pikë nga renditja e sezonit të kaluar, që prapë se prapë nuk e largojnë Skënderbeun nga Europa League, shkruan rtv21.tv.

Më poshtë kemi të gjitha vendimet dhe dënimet e Komisionit të Etikes për skuadrën e Skënderbeut:

1-Komisioni i Disiplinës vendosi deklarimin fajtor të klubit sportiv ‘Skënderbeu’ për komplotim në influencimin e rezultateve të ndeshjeve në kundërshtim me etikën sportive për sezonin 2015-2016.
2-Heqjen e titullit ‘kampion’ për sezonin 2015-2016.
3-Dënimin më gjobë në masën 2.000.000 (2 milionë lekë)
4-Dënimin e KS Skënderbeu me zbritjen e 12 pikëve nga klasifikimi për sezonin 20016-2017.
5-Kundër këtij vendimi, lejohet ankim sipas nenit 18 të Kodit të Etikës./21Media