Ka kohë që artisti i mirënjohur, Skerdi Ago ka paralajmëruar disa bashkëpunime. Një prej tyre u zbulua sot nga vet artisti, përmes disa sekuencave që publikoi në Instagram.

Këtë herë Skerdi po bashkëpunon me një artiste shumë të dashur nga Shqipëria, Samanta Karavella dhe kjo këngë pritet të publikohet së shpejti.

Pak nga kjo këngë mund të dëgjoni në videon që publikoi Skerdi, teksa bëri të ditur se kënga titullohet “N.K.N”.

Në anën tjetër, artistja ka ndarë disa fotografi të saj nga videoklipi, ku shfaqet mjaft atraktive./21Media