Artisti i njohur shqiptar, Skerdi Ago, ka publikuar sot projektin dedikuar djalit të tij, Roit, i cili sot feston ditëlindjen e parë.

Kënga mban titulin “Heroi im” dhe është me tekst dhe muzikë të punuar nga vet artisti.

“Kjo këngë është bërë me shpirt e zemër për dy personat që i dua shumë dhe e kam shkruajtur me lot gëzimi. Kur Zoti i madh të jep një familje falënderoje dhe lutu çdo natë që kjo familje të jetë e shëndoshë sepse asgjë nuk ka rëndesi më shumë se familja, as paraja, as muzika, as fama e as kënaqesits që janë brenda saj… Ndoshta si kam plotësuar të gjitha çka keni dashtë zemrat e mija por jam munduar për ju, jam munduar e jam zvarritur edhe kur s’kisha mundësi të çohem dot, por keni qenë gjithmonë ju që unë jam ngritur në këmbë prapë. Djali im sot i bëre 1 vjeç dhe unë jam njeriu më i lumtur sot me një djalë që do më bëhet krahu në jetën time dhe do mundohem të edukoj sa të kem mundësi zemra ime. Të jesh krenar për babanë tënd sepse sdo ta ulë kokën çka kam bo e çka kam dashtë me bo veç u mundova aq sa kam mundur të realizoj endrrën time me forcat e mija, e ti do mkesh mu mësus jete do me kesh mu që do të jem në gabimet e tua ndales . E di që si foshnje tka pëlqyer muzika edhe pse skam dashur tjesh pjesë e saj, por prapë çfarë do që ti kërkon une do të jem me ty. Ju dua shumë shumë të dyve”, ka shkruar Skerdi në Instagram.

Skerdi sot në Instagram publikoi një fotografi të Roit duke e uruar atë me fjalët më të mira./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by S K E R D I (@skerdiago)