Artisti i mirënjohur shqiptar, Skerdi Ago, feston sot ditëlindjen.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Skerdi ka thënë se kjo ditëlindje për të është më ndryshe, shkrun rtv21.tv

“Ditëlindja ime sot është ndryshe. Kam lindur për së dyti për shkakun tënd Roi. Qofshim të gëzuar tërë jetën”, ka shkruar Skerdi krahas fotografisë në të cilën shfaqet me djalin e tij.

 

View this post on Instagram

 

Ditelindja ime sot eshte ndryshe. Kam lindur per se dyti per shkakun tend Roi. Qofshim te gezuar tere jeten🙏🏻

A post shared by S K E R D I (@skerdiago) on

Skerdi Ago dhe partnerja e tij, Vesa Rama më katër janar të këtij viti janë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një djalë që e quajtën Roi.

Ndryshe, “Kthehu” është projekti i fundit muzikor që Skerdi ka publikuar më 7 maj. Kënga deri tani ka arritur mbi një milion klikime në Youtube./21Media