"Kam zgjedhur të vazhdoj vetëm dhe ta kompletoj ëndrrën time, deri në fund"

“Kam zgjedhur të vazhdoj vetëm dhe ta kompletoj ëndrrën time, deri në fund”

Artisti i njohur shqiptar, Skerdi Ago ditë më parë ka bërë të ditur se është larguar nga kompania e cila menaxhohej, “RedBox Entertainment”.

Përmes një postimi që ka bërë sot në rrjetin social Istagram, Skerdi ka treguar se do të pauzojë për pak kohë që të rikthehet më energjik.

Ai ka falënderuar të gjithë që i kanë dhënë mbështetje dhe forcë për të mos u dorëzuar.

“Muzika – Gjëja që kam dashur që në fëmijëri. Kam sakrifikuar shumë për të, madje kam qëndruar larg familjes për të arritur ëndrrën time, pa e ditur nëse do mund ta realizoja. Megjithatë, mendoj që kam arritur në një pikë që kam dashur, të paktën deri sot, duke ju falënderuar të gjithë bashkëpunëtoreve të mi, atyre që më hapen shumë rrugë dhe besuan në mua. Sot, kam zgjedhur të vazhdoj vetëm dhe ta kompletoj ëndrrën time, deri në fund. Nuk jam shprehur kurrë kaq drejtpërdrejt por tani i erdhi koha. Do pauzoj për pak kohë në mënyrë që të jem shumë energjik atëherë kur rikthehem. Do shihemi shumë shpejtë me projekte dhe gjëra të reja, atëherë kur është momenti im. Falënderoj secilin nga ju që me keni dhënë mbështetje dhe forcë për të mos u dorëzuar pavarësisht vështirësive që ka ky profesion. Ju dua dhe vazhdoni të qëndroni me mua. I juaji SKERDI!!!”, ka shkruar Skerdi.

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor i artistit është “Jemi nda” që është publikuar më 3 mars dhe që deri më tani numëron mbi 350 mijë klikime në kanalin Youtube./21Media