Rep-artisti i njohur, Skerdi Ago është duke punuar në projektin e ri. Madje, ai sot ka bërë të ditur se kur do ta publikojë projektin “Amelia”, shkruan rtv21.tv

Skerdi në instagram ka publikuar një imazh të tij, teksa ka informuar se projekti i tij i radhës do të publikohet të premten.

“Te premten ora 21:00 – ‘AMELIA’”, ka shkruar artisti krahas imazhit, në të cilin ka marrë pëlqime dhe komente të shumta.

Ndryshe, “Melodia” është projekti i fundit i Skerdit, në bashkëpunim me reperin Gent Fatali. Projekti është publikuar më 8 gusht dhe deri tani në Youtube ka mbi 2 milionë klikime./21Media