Nënkryetarja e AAK-së, Time Kardijaj i ka reaguar kryetarit në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj i cili ka thënë se ky subjekt politik nuk do ta votojë për president asnjë kanidat të koalicionit actual qeveriës përfshirë edhe Ramush Haradinajn.

Kadriaj ka thënë se AAK- nuk ka kërkuar përkrahjen e Hoxhajt por të themeluesve të të PDK-së. “Bashkëluftëtarë dhe përkrahës të z. Hashim Thaçit e Kadri Veselit dhe gjithë atyre që kanë kontribuar në luftën e UÇK-së dhe kanë kontribuar në shtetndërtimin e Kosovēs. Tash është shumë e rëndësishme dhe në interes të shtetit, që për shkak të situatës në të cilën gjindemi, një personalitet si Ramush Haradinaj të jetë president!”, ka shkruar ajo në Facebook./21Media