Skuadra e Dritës e ka marrë sot në mëngjes rrugën drejt Turqisë, ku do t’i zhvillojë përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit.

Gjilanasit i ka nisur përgatitjet për pjesën pranverore të sezonit më 6 janar, ndërsa tash fazën e dytë do ta kryejë në Antalya, ku edhe do t’i kryejë përgatitjet e fundit.

Klubi nga Anamorava ka njoftuar se ekipi është vendosur në “IC Green Hotel” në Lara të Antalias ku ka udhëtuar i kompletuar dhe të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë fizike për këtë fazë.

Gjatë kësaj faze, “Intelektualët” kanë paraparë t’i zhvillojnë katër ndeshje kontrolluese, për të cilat do të ketë njoftime më të hollësishme më vonë, njofton faqja zyrtare e klubit.

TURKIA ËSHTË DESTINACIONI I RADHËS

Sot në orët e hershme të mëngjesit klubi jonë ka udhëtuar për në Antalya të Turkisë…

Posted by Drita FC on Wednesday, January 20, 2021