Një takim katër orësh mes skuadrave të Premier Ligës është mbajtur pak çaste më parë.

Në këtë takim skuadrat janë pajtuar që të rikthehen në Premier Ligë dhe ndeshjet të luhen pa tifozë.

Këtë vendim drejtuesit e Premier Ligës do t’ia paraqesin qeverisë britaneze për miratim.

Kujtojmë që drejtuesit e ligës po synojnë që më 18 maj të gjitha skuadrat të rikthehen në stërvitje, ndërsa sezoni të rinis më 8 qershor.