Skuadrat që u kualifikuan për në çerekfinale të Kupës së Kosovës
7 Dhjetor 2019
Përfunduan katër takimet e para të fazës së 1/8 në Kupën e Kosovës në futboll
Përfunduan katër takimet e para të fazës së 1/8 në Kupën e Kosovës në futboll
Ballkani, Feronikeli, Dukagjini dhe Drenica siguruan kualifikimin tutje.
Ballkani siguroi çerekfinalen e Kupës së Kosovës, pasi në takimin e sotëm mposhti Trepçën 89. 3:0 ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes në të mirë të skuadrë së Ismet Munishit.
Fitore sot shënoi edhe Drenica me rezultatin 4:0 ndaj skuadrës së Dardanës.
Kurse, Dukagjini dhe Feronikeli, arritën fitore ndaj skuadrave si Vitia dhe A&N.
Feronikeli mposhti skuadrën A&N me rezultat 5:0, ndërsa Dukagjini arriti ta përmbysë disavantazhin pas pjesës së parë dhe triumfoi në fund me rezultat 2:1 ndaj Vitisë.