Skulptori dhe pedagogu i Universitetit të Arteve në Tiranë, Arben Bajo ka vdekur si pasojë e Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur miku i tij, Arbër Kadia përmes një postimi në Facebook.

“Mëngjes i trishtë! Duararti Arben Bajo nuk i’a doli dot, fitoi Covid-19! Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!”, ka shkruar Kadia.

Bajo prej ditësh ka “luftuar” me Covid-19, por ditët e fundit gjendja e tij ishte shumë kritike. Ai ishte i intubuar në Spitalin Infektiv. Kolegët artistë si Ardian Isufi, Ilir Butka, Vladimir Myrtezai, Merita Selimi, Ilirian Shima dhe studentët e tij dje kanë bërë apel përmes postimeve në rrjete sociale, se artisti ka nevojë urgjente për gjak të grupit A negativ, nga dikush që ka kaluar virusin./21Media