Sllovakia e sheh pozitive pranimin e planit të BE-së nga Kurti e Vuçiq

Kreu i diplomacisë sllovake, Rastilav Kacer ka thënë se e mirëpret faktin që kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vucic kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të vazhduar me implementimin e propozimit të BE-së.
Kacer thotë se tashmë është e nevojshme që të bëhet punë shumë e madhe dhe ka shprehur përkrahjen e Sllovakisë për Josep Borellin dhe Miroslav Lajcakun për aktivitetin që do të kenë në vazhdim.
“Gëzohem që dëgjoj lajme pozitive nga Brukseli. Përshëndes gatishmërinë e shprehur të presidentit të Serbisë Aleksander Vucic dhe kryeministrit Albin Kurti për të vazhduar me zbatimin e Propozimit të BE-së. Duhet punë e madhe tani. Mbështetja jonë është për Borell dhe Lajçak në punën që bëjnë në emër të BE-së”, ka shkruar Kacer./21Media 

Back to top button