Ka startuar me fillim nga ora 20:45 ndeshja ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës, sfidë kjo e vlefshme për xhiron e parafundit të Ligës së Kombeve.

Kosova nuk ka synime konkrete nga kjo ndeshje sepse tashmë i ka humbur të gjitha gjasat për kualifikim më tutje, por do të provojë të reagojë pas shumë rezultateve negative si dhe do të kërkojë që të mos bie një kategori më poshtë që është Liga D.