Kryeministri Avdullah Hoti, ka pranuar një telegram urimi nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha.

Me këtë rast, Jansha e ka siguruar Hotin se Sllovenia do të vazhdojë t’i mbështesë përpjekjet e Kosovës për fuqizimin e sundimit të ligjit, për ndërtimin e marrëdhënieve fqinjësore në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

“Jam i bindur që do të vazhdojmë të punojmë së bashku me sukses në promovimin e vlerave të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë në vitet e ardhshme. Ju uroj shumë suksese dhe mezi pres të bashkëpunojmë në të ardhmen”, shkroi kryeministri slloven./21Media