Manchester United ka njoftuar se ka shitur Chris Smalling te Roma.

Mbrojtësi anglez ishte i huazuar te Giallorossët në edicionin e kaluar, derisa këta të fundit tentuan që ta rikthenin atë sërish në Olimpico.

Qendërmbrojtësi ka kaluar te Roma, pas përfundimit të huazimit, në transferimin në vlerë prej 15 milionë eurove.

Ai ka qenë pjesë e Unitedit që nga viti 2010. Në 323 paraqitje kishte shënuar 18 gola.