Nga Dritero AGOLLI

Nga Dritero AGOLLI

Trishtimi im çdo mëngjes është i madh
Dhe nervat të prishura;
Kërkoj çorape të pastra të mbath,
I gjej të grisura.

Ka shumë njerëz shtëpia ime këtu
Dhe dera sa mbyllet, aq hapet,
S’më lënë asgjë pa përdorur, në lesh a në dru,
Dhe veçanërisht çorapet.

Në djall të gjitha, s’më duhet asgjë
Jam plak dhe as ngrohem, as ftohem,
Ndaj hiqem mënjanë e s’bej zë,
Veç për çorapet tërbohem!…