Të lehtë, të freksët dhe super të shëndetshëm

Të lehtë, të freksët dhe super të shëndetshëm

Smoothie-t janë mënyra më e thjeshtë, shpejtë, e shijshme dhe e shëndetshme për t’u “furnizuar” me energji.

Të pasura me fruta dhe perime, apo duke i shtuar dhe kos, qumësht apo pije vegjetale, smoothie-t kanë nutrientë të pazëvendësueshëm  dhe janë vlerë dhe shije aleate e shëndetit, mirëqënies e  bukurisë.

Për përgatitjen e smoothie-t me banane dhe avokado për 2-3 persona ju duhen:
– 1 banane

– ½ avokado e pjekur mirë

– 500ml qumësht

– 1 lugë sheqer

Përgatitja:

Qërojmë avokado-n dhe pasi t’i heqim bërthamën, e ndajmë në copa. Bananen e qëruar e ndajmë në copa dhe së bashku me përbërësit e tjerë e grijmë në blender sa të bëhen homogjene./21Media