Manchester City ka vazhduar më formën e mirë edhe këtë fundjave në Premier Ligën angleze

Manchester City ka vazhduar më formën e mirë edhe këtë fundjave në Premier Ligën angleze

“Qytetarët” kanë triumfuar në udhëtim tek West Bromwich Albion, me rezultat 2-3, duke bërë edhe një hap të madhe në garën për titull të kampionit.

Sane (10’), Fernandinho (15’), Sterling (64’) shënuan për skuadrën e Pep Guardiolas, për nikoqirët e realizuan Rodriguez (13’) dhe Phillips (90+2’).

Liverpool ka rigjetur fitoren në duel me Huddersfield Town, me rezultat 3-0. Sturridge (50’), Firmino (58’) dhe Winjaldum (75’), realizuan për fitoren e skuadrës së Jurgen Klopp.

Ndërkohë, edhe Arsenali ka marrë pikët e plota në ‘Emirates’, duke mundur Swansea Cityn, me rezultat 2-1. “Topçinjtë” u kthyen nga disavantazhi prej 0-1, me golin e Abraham (22’) tek fitorja falë golave te Kolasinac (51’) e Ramsey (58’).

Manchester City kryeson tabelën me 28 pikë, pesë më shumë së United, Arsenal renditet e katërta me 19 pikë, kurse, Liverpool zë vendin e gjashtë me 16 pikë të grumbulluara.