Mesfushori holandez pritet ta vazhdojë karrierën në SHBA

Mesfushori holandez pritet ta vazhdojë karrierën në SHBA

Wesley Sneijder do të jetë ylli i radhës nga Evropa që ia mësyn Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më konkretisht Major Soccer League.

Reprezentuesi holandez do të largohet nga Galatasarayi, pasi që klubi turk nuk e ka ndërmend që t’ia vazhdojë kontratën dhe interesim të menjëhershëm për ish-mesfushorin e Interit, ka shfaqur Montreal Impact.

Nëse Sneijder transferohet te skuadra kanadeze do të luajë përsëri me mesfushorin shqiptar Blerim Xhemajli, me të cilin kanë luajtur për një kohë të shkurtër te Galatasaray.