Sofia Vergara është aktorja më e paguar në botë për këtë vit me 43 milionë dollarë.

Humorin e ka në vena, format, dhuratë nga genet e saj kolumbine, Sofia ka bërë për vete publikun amerikan, duke lënë pas edhe Angelina Jolie, e cila radhitet e dyta me 35 milionë dollarë.

Në listën e dhjetëshes më të paguar, sipas Forbes, është edhe Emily Blunt përveç Jolie, e cila radhitet në vendin e gjashtë, kurse pjesa tjetër janë të gjitha protagonistë në seriale, pasojë kjo e pandemisë, pasi kinematë këtë vit kanë qenë të mbyllura në pjesën më të madhe të vitit.

Meryl Streep, konsideruar tashmë legjende e Hollywood-it ka fituar 24 milionë dollarë, kurse Nilcole Kidman 22 milionë.

Lista e plotë me aktorët më të paguara gjatë vitit 2020:

1. Sofia Vergara: 43 milionë dollarë

2. Angelina Jolie: 35.5 milionë dollarë

3. Gal Gadot: 31.5 milionë dollarë

4. Melissa Mccarthy: 25 milionë dollarë

5. Meryl Streep: 24 milionë dollarë

6. Emily Blunt: 22.5 milionë dollarë

7. Nicole Kidman: 22 milionë dollarë

8. Ellen Pompeo: 19 milionë dollarë

9. Elisabeth Moss: 16 milionë dollarë

10. Viola Davis: 15.5 milionë dollarë.