Sot në Debat Pernime në RTV 21, pjesë e debatit ishin kandidatët për kryetar të Klinës

Sot në Debat Pernime në RTV 21, pjesë e debatit ishin kandidatët për kryetar të Klinës

Sokol Bashota, kandidat i PDK-së dhe kryetari aktual i Klinës, i pyetur se për çfarë do të mbahet mend në vitin 2021 nëse zgjidhet prapë kryetar, tha se do të mbahet mend si një njeri që ka krijuar raportet më të mira ndërnjerëzore, ndërpartiake si dhe ato ndërfetare.

Bashota vazhdon duke thënë se do të mbahet mend si një njeri që ka realizuar të gjitha projektet të cilat ia ka dhënë elektoratit gjatë fushatës, si një njeri që ka ndërtuar varrezat e dëshmorëve, ndërtues i të gjitha institucioneve komunale përfshirë këtu komuna, gjykatat, palestrat sportive, si ndërtues i 9 shkollave të reja, mbi 250 kilometrave rrugë, ndërtues i sheshit që është shembull jo vetëm në Klinë por edhe në rajon, shkruan rtv21.tv.

Bashota thotë se do të mbahet mend edhe si një njeri që ka ndërtuar, dhe po rregullon lumenjtë e Klinës, duke shmangur edhe rrezikun e përmbytjeve. Gjithashtu si themelues i Orës Letrare “Tahir Desku”, dhe si një njeri që ka mbështetur më së shumti sportin dhe është dashamir i tij, ka përfunduar Bashota./21Media