Malaj flet për ndikimin e portaleve në karrierë

Malaj flet për ndikimin e portaleve në karrierë

Këngëtarja Soni Malaj, ka thënë se puna e këngëtarëve është bërë më e vështirë me daljen e portaleve. Sipas saj, portalet po mundohen ta konfuziojnë publikun duke shkruar gjëra të pa vërteta, shkruan rtv21.tv

“Tani showbizi ka ndryshuar dhe imazhi është gjithçka. Duke qenë se unë në staf kam shumë njerëz që ruajnë imazhin tim dhe paguhen nga imazhi im nuk e toleroj më këtë gjë sepse e shoh që titujt ngelen, artikujt ngelen fansat ne me zor po i ruajmë sepse është shumë e lehtë t’i humbasësh”, ka thënë Malaj.

Këto komente ajo i bërë në emisionin “1 Kafe prej Shpisë”, të RTV21./21Media