Sonte ”Duvaku” në Prizren
14 Korrik 2018
Tema e martesave të hershme të vajzave në Kosovë
Tema e martesave të hershme të vajzave në Kosovë
Sonte në kinemanë ”Lumbardhi”, në Prizren do të prezantohet premiera e shfaqjes ”Duvaku”.
”Duvaku” është shfaqje multidiciplinare e krijuar gjatë kampit veror një javor në Asociation “Loyola Gymnasium’, në Petrovë dhe trajton temën e martesave të hershme të vajzave në Kosovë.
Një grup i të rinjve të pasionuar për vallëzim sfidohet kur valltarja kryesore e tyre, Venera fejohet pa dëshirën e saj, në moshën 15 vjeçare.
Shfaqja tregon tendencat e grupit të vallëzimit për ta parandaluar martesën e Venerës, rrjedhimisht humbjen e valltares së pazëvendësuar të grupit.
Shfaqja fillon në orën 20:30.