“Kënga Magjike” sivjet nën moton “Këndoj për të ndërtuar”

“Kënga Magjike” sivjet nën moton “Këndoj për të ndërtuar”

Pas dy netëve të gjysmëfinaleve, sonte nga ora 20:30 do të mbahet finalja e edicionit të 21-të të festivalit “Kënga Magjike 2019”.

Disa prej artistëve konkurrent në këtë edicion janë: Eneda Tarifa, Fifi, Jehona Sopi, Soni Malaj, etj, të cilët do të ngjiten për të performuar në natën finale, në të cilën priten të jepen disa çmime.

Ky festival po moderohet nga moderatori i njohur, Ardit Gjebrea, të cilin këtë vit po e shoqëron modelja e njohur, Adrola Dushi.

Kujtojmë se, ky edicion i festivalit “Kënga Magjike” është realizuar nën moton “Këndoj për të ndërtuar”, pasi të ardhurat e biletave për tri netët finale të festivalit, do të shkojnë për rindërtimin e shtëpisë të një familje të prekur nga tërmetet e fundit që goditën shtetin shqiptar.

Pjesë e jurisë këtë vit janë: Enkel Demi, Arben Skenderi, Armend Rexhepagiqi, Jonida Maliqi, Dj Missrose dhe Dj Stone.

“Kënga Magjike”, sikurse në dy netët e gjysmëfinales edhe sonte do të transmetohet në RTV21, duke filluar nga ora 20:30./21Media