Sonte në Portugali zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve mes Paris Saint Germain dhe Bayern Munich me fillim nga ora 21:00.

Kampionët francezë për herë të parë në histori kanë mbërritur në një finale të Ligës së Kampionëve, derisa kampionët gjermanë kërkojnë titullin e 6të evropian.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Estadio da Luz, dhe refer do të jetë italiani Daniele Orsato./21Media