Kupa EFL, e njohur ndryshe edhe si “Carabao Cup” do të rikthehet sonte me një ndeshje interesante në kuadër të gjysmëfinaleve, ku Tottenham do të presë në stadiumin “Tottenham Hotspur” skuadrën që garon në “Championship”, Brentford.

Brentford arriti të mposhtë skuadrën angleze Newcastle në çerekfinale, me rezultat minimal 1:0, kështu duke siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale.

Në anën tjetër, skuadra e Jose Mourinhos ishte mysafire e Stoke Cityt, ku edhe lehtësisht tejkaloi çerekfinalen, duke e mposhtur Stoke me rezultat 1:3.

Sonte do të luhet gjysmëfinalja e parë në kuadër të “Carabao Cup”, kurse nesër do të mësohet finalisti tjetër në derbin e qytetit të Manchesterit, mes “Djajve të Kuq” dhe “Citizens”.

20:45 Tottenham Hotspur – Brentford (Stadiumi Tottenham Hotspur).