Sonte premiera e shfaqjes “Gratë” në Amfiteatrin e TKK-së

Sonte(21 dhjetor) do të jepet premiera e shfaqjes “Gratë” në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
“GRATË”, një udhëtim kaotik teatror, është provokim për shoqërinë që refuzon t’i pranojë problemet e veta. Një shoqëri e cila i detyron gratë të heshtin! Krijuar nga një ekip i grave, artiste të jashtëzakonshme të teatrit, GRATË është një bashkim i hidhërimit, butësisë dhe dhembjes. Është një thirrje, një protestë teatrore, një pyetje…”, përshkruhet shfaqja,
Shfaqja me regji të Nastazja Domaradzka nisë me fillim nga ora 20:00.
Repriza do të jepet më 22 dhe 23 dhjetor.
Luajnë: Edona Reshitaj, Gresa Pallaska, Lumnije Sopi, Sheqerie Buqaj, Shengyl Ismaili, Xhejlane Godanci./21Media

Back to top button