Sonte koncert live në Facebook nga Eugent Bushpepa
13 Maj 2020
Në vazhden e koncerteve Live në Facebook të realizuar nga Hardh Fest gjatë kohës së pandemisë, sonte keni mundësi ta ndiqni një koncert madhështor nga Eugent Bushpepa.
Ky koncert është përkrahur nga Komuna e Rahovecit, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe zhvillimit Rural si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Koncertin e Eugentit mund ta ndiqni edhe në faqen zyrtare të portalitt RTV21 në Facebook me fillim nga ora 20:20. /21Media