Kosova do të përballet sonte me Greqinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja kosovare do të jetë nikoqir i grekëve në takimin që fillon në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pozicionimi i “Dardanëve” gjendet në vendin e 115-të, ndërsa Greqia në pozitën e 54-të. Sa i përket formës Kosova ka dy fitore, dy humbje dhe një barazim, ndërsa Greqia ka tri fitore, një humbje dhe një barazim.

Gjendja në Ligën C është e baraspeshuar, pasi Kosova, Greqia, Sllovenia dhe Moldavia kanë nga një pikë, mirëpo sonte pritet të ndryshojë renditja tabelore./21Media