Shfaqja fillon në ora 20:00

Shfaqja fillon në ora 20:00

Inicaitivës së teatrove për transmetimin e shfaqjeve drejtpërdrejtë në Facebook i bashkohet edhe RTV21. Sonte sikurse edhe në faqet zyrtare të tetatrove në faqen e RTV21 duke filluar nga ora 20: 00 do të transmetohet shfaqja “a.y.l.a.n”.

Shfaqja e jashtëzakonshme “a.y.l.a.n” nga Jeton Neziraj, regjia Blerta Neziraj është prodhim i Teatrit të Gjilanit dhe është fituese e Festivalit të Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës 2020” për “Shfaqjen më të mirë” të Festivalit dhe për “Regjinë më mirë”.

“a.y.l.a.n’ është një performancë teatrore, që në mënyrë ironike shpërfaq dramën aktuale të refugjatëve në Evropë dhe përpjekjen e paskrupullt të shumë njerëzve për të përfituar nga tragjedia e tyre.

Luajnë: Aurita Agushi, Ernest Zymberi, Kushtrim Qerimi, Tringa Hasani, Gani Rrahmani, Alban Shahiqi

Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përjetësisht!/21Media